LAJMI I FUNDIT:

Lul Raka kundër gjendjes së jashtëzakonshme, tregon arsyet

Lul Raka kundër gjendjes së jashtëzakonshme, tregon arsyet

Mikrobiologu, Lul Raka është shprehur kundër idesë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë si pasojë e rrijtes së numrit të prekurve dhe rasteve të vdekurve nga COVID-19.

Raka, përmes një psotimi në Facebook, ka dhënë një sërë argumentesh se pse nuk duhet të ketë izolim total.

‘Çfarëdo vendimi që merret duhet të analizohet hollësisht nga të gjitha këndvështrimet dhe institucionet relevante duke dhënë të gjithë opusin e mundshëm të impaktit të intervenimeve të ndërmarra”, ka shkruar Raka.

“PËR APO KUNDËR GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME?

Aspektet shëndetësore

Çfarëdo vendimi që merret duhet të analizohet hollësisht nga të gjitha këndvështrimet dhe institucionet relevante duke dhënë të gjithë opusin e mundshëm të impaktit të intervenimeve të ndërmarra.

Reagimi nuk duhet të jetë reaktiv dhe vendimit politik duhet t’i paraprijnë qasja shkencore.

Dy faktorët kryesor të rritjes së numrave janë : mosrespektimi masiv nga qytetarët dhe mungesa e mbikëqyrjes dhe kontrollit nga shteti. Këtu është problemi kyç dhe këtu duhet të jetë fokusi i përgjigjes pa lënë anash rekomandimet e fundit të ECDC.

Kultura dhe mentaliteti janë pjesë të rëndësishme që duhet të merren në konsideratë në intervenim.

ARGUMENTET KUNDËR GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME (IZOLIMIT TOTAL)

Përqindja e imunitetit në vendet me prekje masive-Spanjë, Francë, etj. ka qenë vetëm 5%. Suedia, e cila ka pasur qasje më liberale, edhe pse ka pasur edhe ajo restriksione ka imunitet vetëm 7%. Për të arritur të ashtuquajturin imunitet kolektiv duhet të preken 70% e popullatës, por kjo shkon me mijëra të vdekur. Kjo qasje nuk është as etike e as e arritshme. Këtë qasje asnjë shtet në botë nuk e zbaton.

Me këtë numër të ulët të personave që kanë kaluar sëmundjen, pjesa dërmuese e popullatës mbeten të ndjeshëm dhe kurdo pas çdo karantinimi, nëse s’ka mbikqyrje nga shteti, do të ketë rishfaqje masive të numrave. Rezultatet pozitive që mund të vijnë nga izolimi total janë afatshkurtëra.

PASOJAT:

· Shkatërrimi i ekonomisë

· Shkatërrohet shëndeti metal me dhunë përcjellëse në familje

· Mundësia e reagimit popullor (demonstratat)

· Gjendja e jashtëzakonshme lë në hije të gjithë sektorët tjerë të shëndetësisë, që po ashtu, janë vital për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarit

· Fatura e izolimit total është shumë më e lartë dhe është opcini i fundit nga të gjithë skenarët e mundshëm.

CILA ËSHTË ZGJIDHJA E MUNDSHME?

Zgjidhje mund të jetë qasja “TË GJITHË ME MASKA”

· MASKAT duhet të jenë OBLIGATIVE! Të blihen maska shumëpërdorimëshe nga shteti dhe të shpërndahen në popull!

· Kjo qasje mund ta ulë lakoren

· Mund të zbatohet për një kohë më të gjatë

· njëkohësisht parandalon edhe sëmundjen edhe ruan ekonominë dhe shëndetin mendor.

PËRPARËSITË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME

· Ulje e numrit të të prekurve

· Ulje e vdekshmërisë

AKTIVITETET PËRCJELLËSE

Opcionet e përgjigjes janë dhënë nga ECDC në bashkëpunim edhe me Kosovën, në botimin e para 10 ditëve:

• Kornizë e fortë e monitorimit, për të përcjellë situatën epidemiologjike, për zbulimin e shpejtë të rritjes së transmetimit, dhe për vlerësimin e ndikimit të intervenimeve të kryera.

• Strategji e zgjeruar e testimit, që synon testimin gjithëpërfshirës të të gjithë individëve që shfaqin simptoma të COVID-19.

• Kornizë për gjurmimin e kontakteve, të bazuar në testime të gjera, gjetjen aktive të rasteve, zbulim të hershëm të rasteve, izolimin dhe karantinimin e tyre dhe përcjelljen e vazhdueshme të kontakteve.

• Identifikimi i shpejtë dhe hetimi i vatrave të epidemisë të lidhura me mjedise specifike, me zbatimin e masave të rregullta parandalimit dhe kontrollit .

• zbatimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë i masave jofarmaceutike (distancë fizike, maskë, higjienë e duarve)

• Strategji e fortë e komunikimit të rrezikut, me të cilën duhet t’i rikujtojë qytetarët se pandemia nuk ka mbaruar”, ka shkruar Raka.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë apel tek qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, në mënyrë që të mos imponohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Zemaj, në një postim në Facebook, ka thënë  se i dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur pasi virusi rëndon gjendjen e popullatës, rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë.

Nëdërsa, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, për të vlerësuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.

Hoti tha se ka njoftuar kryetarët e komunave që me këtë trend të rritjes së numrit të rasteve të reja, duhet të konsiderohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori