Konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, është befasuar në spektaklin e natës së sotme (e shtunë).

Ai u surprizua me një video-mesazh të shkurtër nga motra dhe mbesat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artisti shkodran u përlot nga kjo video e shkurtër, ndërkohë që tha se ndjen mall të madh për to.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, në ‘Dhomën e Surprizave’ atë po e priste bashkëshorti i motrës së tij, i cili po ashtu kishte ardhur nga Amerika.

Armaldo Kllogjeri lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania Armaldo Kllogjeri lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

I njëjti u shpreh se janë miq shumë të mirë dhe se për të ka qenë vëlla e gjithçka për familjen e tij.

Reklama

Foto: Screenshot/Instagram

Luizi ndryshe është shprehur se nëse nuk do ta fitojë këtë edicion të Big Brother do të zhvendoset për të jetuar në Amerikë.

Reklama

Këtë natë mes tjerash nga BBVA u largua tenori i njohur, Armaldo Kllogjeri. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram