LAJMI I FUNDIT:

Luizi dhe Kiara përloten teksa flasin për mundësinë e eliminimit të moderatores nga BBVA: Fitoje për ne të dy, unë të pres jashtë

Luizi dhe Kiara përloten teksa flasin për mundësinë e eliminimit të moderatores nga BBVA: Fitoje për ne të dy, unë të pres jashtë

Në spektaklin e mbrëmshëm dolën në nominim dy prej banoreve më të komentuara të këtij edicioni aktorja Olta Gixhari dhe moderatorja Kiara Tito.

Reklama

dyshja po përballën në një televotim që pritet ta eliminojë njërën nga to të shtunën e ardhshme gjatë spektralit të radhës.

Menjëherë pasi u njoftuan që dy banorët janë në nominim, këngëtari Shkodran Luiz Ejlli ka dhënë një deklaratë se në rast që Kiara është ajo që eliminohet ai gjithashtu do të largohej me të nga shtëpia e famshme.

Presioni se do të dalë edhe ai ka vazhduar nga artisti edhe më pas duke kërkuar që fansat e tij të votojnë që Kiara të vazhdojë qëndrimin  në BBVA.

Por, pjesa më e madhe e banorëve kanë insistuar që ai të bëjë lojën e tij dhe të mos ndikohet nëse Kiara largohet.

Olta dhe Kiara dalin në nominim përballë njëra-tjetrës
Lexo po ashtu Olta dhe Kiara dalin në nominim përballë njëra-tjetrës

Ndërkohë, sot (e mërkurë) edhe moderatorja ka diskutuar me partnerin e saj duke insistuar gjithashtu që Luizi të vazhdojë rrugëtimin e tij sepse ka sakrifikuar shumë që të arrinte deri në këtë fazë.

“E zëmë që dola unë, duan të të shohin ty vetëm, ty të duhet fitorja e bigut dhe ti do ta fitosh jam e bindur dhe më vë në një përgjegjësi shumë të madhe unë dua që ta fitosh, ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, po të mos ishe ti nuk do të ishte kaq interesant dhe ti e di sa shumë të duan njerëzit”, u shpreh Kiara.

Moderatorja shqiptare tutje tha se ai duhet të luftojë deri në minutën e fundit madje edhe ta fitojë këtë edicion.

“Me shumë mundësi unë do të dalë, ti do ta fitosh për ne të dy, të duhet fitorja, mos harro çfarë ke thënë në fillim nuk mund ta bësh këtë në ditë të 90-të, do të ndjek gjithë kohën, do të të mbështesë pafund, nuk largohem unë prej teje, bëjë vetëm për mua këtë gjë, lufto deri në minutën e fundit, mos më hajde në shtëpi pa e fituar se nuk ta hap derën”, tha tutje ajo.

Diskutimi i tyre me njëri-tjetrin ka bërë që dyshja të bëhen emocional madje u panë edhe të përlotur teksa përqafoheshin. /Telegrafi/



Në trend Magazina

Më shumë
Rikthehen sërish bashkë - Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Rikthehen sërish bashkë - Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

Magazina
Elita Rudi sjell pamje nga pushimet në Kroaci

Elita Rudi sjell pamje nga pushimet në Kroaci

Magazina
Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Magazina
Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall

Mediat angleze shkruajnë për modelen nga Kosova - Franceska Murati, refugjatja që dikur bullizohej në shkollë u shpall "Mis Central London"

Magazina
E pyesin vazhdimisht për Kiarën, Luizi iu përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

E pyesin vazhdimisht për Kiarën, Luizi iu përgjigjet ndjekësve: Asnjëri prej jush nuk e do aq shumë sa e dua unë

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Kalo në kategori