Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë shndërruar në dy prej personazheve më të dashur të shikuesve të Big Brother VIP Albania.

Dyshja të cilët tashmë janë çift, pak javë më parë organizuan edhe një “dasmë të improvizuar” brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa së fundmi, Luizi dhe Kiara duket se kanë shijuar çaste romantike së bashku në dhomën e gjumit.

Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

BBVA ka publikuar pamjet kur dyshja në mbrëmjen e së mërkurës mund të shihen nën përqafimin e njëri-tjetrit, ndërsa nuk mund t’i rezistojnë dot puthjes.

Bëhen virale deklaratat e Bledi Manes për Luizin: Është i varur nga bixhozi, ka dështuar si këngëtar dhe diplomat Bëhen virale deklaratat e Bledi Manes për Luizin: Është i varur nga bixhozi, ka dështuar si këngëtar dhe diplomat

Momentet e tyre të lumtura së bashku kanë reflektuar edhe përtej ekranit, te shikuesit e shumtë të këtij formati.

Reklama

Foto: Big Brother VIP Albania/Instagram

Kiara përndryshe mbrëmjen e së martës fitoi si shpërblim një udhëtim çift në Ishujt Maldive, gjersa si pasojë pati zgjedhjen e të çuarit në televotim tre persona.

Reklama

Si rrjedhojë, ajo zgjodhi të dërgonte në televotim Tena, Dean dhe Oltën – ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën. /Telegrafi/