LAJMI I FUNDIT:

Luiz: Liga Premier po ndryshon

Luiz: Liga Premier po ndryshon

Mbrojtësi i Chelsea, David Luiz, mendon se futbolli në Ligën Premier është duke pësuar ndryshime.

Braziliani pranon se gjithnjë e më shumë ekipe po luajnë futboll atraktiv në kampionatin anglez, në mesin e të cilave është edhe Swansea City.

“Juve ju pëlqejnë mbrojtësit që shkojnë ballë-ballë… po? Mendoj se stili i Ligës Premier po ndryshon”.


“Stoke luan futboll të drejtpërdrejtë, por jo të tjerët. Swansea luan futboll të mirë që nga mbrojtja dhe stili po ndryshon pasi ju keni shumë nacionalitete të ndryshme. Unë preferoj të luaj top në tokë”, ka thënë Luiz për Daily Mail. /Telegrafi/