Luiz Ejlli ka reaguar pas komentit të Ronaldo Sharkës në “Kepin e Vipave”, ku tha se duhej ta moderonte ai dhe jo Kiara Tito.
Përmes një story në Instagramin e tij ai thoshte se donte të kishte qenë pranë Kiarës për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë.”
“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’. Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta, pash disa momente që disa personazhe po bëshin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrshin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”, është shprehur Ejlli.
Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thotë Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të vijë e të marrë 5 mijë eurot, meqënëse do mbetet pa punë.
Sikur mos të mjaftonte kjo, ai komentoi edhe në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos.
“Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit”, ka shkruar Ejlli. /TCH/