LAJMI I FUNDIT:

Lugina në dilemë, vendimi për lapidarin nesër

Lugina në dilemë, vendimi për lapidarin nesër

Përkundër paralajmërimeve se një vendim i qartë, lidhur me fatin e lapidarit të 27 dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, do të mirret sot pas takimit të lidershipit shqiptar të Luginës së Preshevës , megjithatë vendimi është prolonguar për nesër.

Takimi, i cili u mbajt pa praninë e mediave, e ku përveç përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të Lugibës, atyre të OVL-së edhe përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, për herë të parë morën pjesëedhe përfaqësues të OSBE-së, duket se i ka sjell të pranishmit në një dilemë për zhvendosje apo jo të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.

Jonuz Musliu, ish kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, pas takimit ka thënë se vazhdon të mbetet qëndrimi i njëjtë për lapidarin,por pritet që nesër të vendosët më konkret për çështjen e saj.


“Përfaqësuesit e veteranëve të UÇPMB-së dhe ata të familjarëve të dëshmorëve, do të ulen sonte së bashku dhe aty do të formohet një listë kërkesash, e cila do të jetë njëherësh listë nga e cila do të merret vendim konkret në takimin radhës që mbahet nesër”, ka thënë Musliu, transmeton RTK.

Ndërkohë, duke i komentuar dezinformatat e sotme të mediave serbe, Musliu ka pohuar të ketë shtim të forcave, por ai ka ftuar banorët e për ruajtje të gjakftohtësisë.

Kërcënimet e kreut serb për heqjen e dhunshme të Përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, kanë ngritur tensione në Luginë, kësaj madje po i kontribuojnë mediat serbe, të cilat kanë arritur të shqetësojnë banorët e këtushëm. /Telegrafi/