LAJMI I FUNDIT:

Lufta për lista a për Kosovë

Lufta për lista a për Kosovë

Siç duket, skandalet në Kosovë nuk kanë të ndalur! Bile-bile ato janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, sa që kanë kaluar në një gjë pothuajse normale, rutinë hesapi. Njëjtë sikur ajo terapia e mjekut: pra, nëse nuk dëgjojmë për një skandal, nuk do të na shkon dita mbarë.

Mjerisht, është për të ardhur keq se në çfarë gjendje ndodhet Kosova 15 vjet pas luftë.

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të një procesi mjaftë të ndjeshëm, të procesit të verifikimit të statusit të veteranëve, invalidëve, dëshmorëve, pjesëmarrësve dhe të internuarve të luftës së UÇK-së. Për këtë madje u formua edhe Komisioni qeveritar i cili kishte për detyrë të garantojë korrektësi dhe përgjegjësi gjatë verifikimit dhe përpilimit të listave.


Edhe përkundër formimit të këtij Komisioni, po shihet qarte se ka pasur manipulime të shumta me lista.

Në shumicën e listave kemi emra të atyre që kurrë nuk kanë qenë në luftë, ndërsa disa nga ata të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit nuk figurojnë. Këtu kemi edhe raste kur vet komandantët e disa njësive nuk figurojnë në listë.

Ky proces po vazhdon të kontestohet edhe nga shoqëria civile, por edhe nga veteranë të luftës të cilët nuk po mund të besojnë se në mesin e tyre ka edhe emra të atyre që kanë qenë larg luftës (dikush nëpër plazhe të Ulqinit e Durrësit, apo edhe në Bllacë), dhe nuk kanë të bëjnë fare me luftën.

Mirëpo, ka edhe me keq: ka edhe raste absurde ku në listë figuron emri i personave të cilët në kohën e luftës i bie të kenë qenë tetëvjeçar.

Vërtetë çudi!

Në fillim u publikuan vetëm disa lista, por edhe përkundër publikimeve të pjesshme në rajonet e ndryshme të Kosovës, kanë vazhduar kritika dhe reagimi i atyre qe nuk figuronin në listë ishte i menjëhershëm. Pati akuza e kundërakuza lidhur me atë se çfarë po ndodh më të vërtetë; pati premtime se do të pastrohen këto lista, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh.

Dhe, nuk do mend së ky proces i verifikimit të veteranëve të luftës së UÇK-së rrezikon të dështojë në tërësi, pasi që listat jo që nuk u pastruan, por u frynë tej masë, e në disa raste dhe nga vetë komandantët e disa njësive -me ose pa dashjen e tyre.

Gjatë një bisede me një mik timin i cili kishte qenë pjesëtar aktiv i UÇK-së,. ai me tha se druante se ndoshta emri i tij nuk do t’i figuronte në listë. Është mëkat të dëgjosh se si ata qe kanë qenë ushtarë kanë dronë se vendin e tyre në këto lista do ta zë dikush tjetër.

Lind pyetja se athua sikur në kohën e luftës të ishin kaq shumë ushtarë sa po pretendohet qe janë sot, nuk besoj që do të kishim nevojë për ndërhyrjen e NATO-s dhe aleatëve të saj, sepse Kosovën do ta çlironim vetë.

Është për çudi se si disa komandantë nuk po mundkan t’i njohin ishushtarët e tyre! Apo kjo po i bie që as ata nuk kanë qenë fare në luftë, apo edhe më keq: mos ndoshta janë të manipuluar edhe ata?

Shpesh kemi dëgjuar edhe arsyetimin se janë bërë gabime teknike në lista. Do të doja që të sqarohej për publikun se çka do të thotë kjo. Me sa e di unë, gabim teknik do të thotë kur dikujt ia shkruan emrin ose mbiemrin apo ndonjë datë gabim e jo të shpikësh e të fusësh në lista njerëz me emër e mbiemër që kurrë nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Fatkeqësisht, në këto lista kanë hyrë ata që kanë pasur lidhje familjare me subjekte të ndryshme e që janë shpërblyer nga partia për kontributin e dhënë pikërisht për parti; të tjerët që kanë dhënë para; ka edhe asi “veteranë” qe janë plagosur në ndonjë aheng familjar; besa-besa ka edhe të vetëquajtur invalidë të cilët kanë pësuar në aksidente komunikacioni pas lufte.

Është turp që njerëz të cilët asnjë ditë të vetme nuk ishin në luftë të bëhen të barabartë me ata që gjymtyrët e trupit të tyre ua falën lirisë së Kosovës. Me këtë po kuptohet që disa paskan luftuar vetëm për përfitime materiale e jo për shtet. Me këtë po njolloset dhe po fyhet nderi i atyre që ranë për këtë Kosovë; i atyre që lanë gjymtyrët në beteja.

Por, një jam i sigurt se lufta e drejtë e UÇK-së dhe e atyre qe luftuan për ta çliruar këtë vend nuk do të njolloset kurrë nga disa burravecë dhe profiterë të cilët thirren në emër të vlerave të luftës. Dëshiroj të besoj se shteti dhe organet gjegjëse do të merren seriozisht me këtë çështje dhe manipulantët e vërtetë të ndiqen penalisht për deklarime të rreme, sepse në të kundërtën do të njollosej imazhi i veteranit dhe invalidit të vërtetë.

Lavdi dëshmorëve dhe atyre qe ranë për këtë tokë. Respekt dhe nderime gjithmonë veteranëve dhe invalidëve të vërtetë.

Në trend

Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Sport vendor
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Kalo në kategori