LAJMI I FUNDIT:

‘Lufta’ për Instagramin e Luizit, familjarët e këngëtarit konfirmojnë se të drejtat autoriale i kanë kaluar produksionit të BBVA

‘Lufta’ për Instagramin e Luizit, familjarët e këngëtarit konfirmojnë se të drejtat autoriale i kanë kaluar produksionit të BBVA

Prej ditësh është zhvilluar një ‘betejë’ për të fituar të drejtat autoriale të llogarisë në Instagram të Luiz Ejllit.

Reklama

Këngëtari i cili për rrugëtimin dhe lojën e tij në Big Brother VIP Albania po konsiderohet fenomen, brenda një kohe të shkurtët arriti një numër të madh ndjekësish teksa aktualisht ka 644 mijë të tillë.

Por, së fundmi emri i llogarisë së tij u ndryshua nga ‘Luiz Ejlli’ në ‘Ina Ejlli’, që është motra e tij, më pas për disa orë faqja u ‘zhduk’ për t’u rikthyer me një ndryshim tjetër.

Foto: Big Brother VIP Albania

Në llogarinë e artisti shkodran në Instagram nuk figuronte asnjë postim, ndërsa sot (e enjte) është konfirmuar se kjo faqe tashmë i takon produkisonit të BBVA, saktësisht televizionit Top Channel.

Luizi paralajmëron Kiarën: Kur të dalësh jashtë do të dëgjosh shumë gjëra për mua
Lexo po ashtu Luizi paralajmëron Kiarën: Kur të dalësh jashtë do të dëgjosh shumë gjëra për mua

Këtë e ka konfirmuar kunati i Luizit, Sokol Tahiri në një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram.

Ai tha faqja që menaxhohej nga shoqja dhe motra e Luizit, tani të drejtat autoriale për të i kanë kaluar Top Channel-it.

Foto: Sokol Tahiri/Instagram

“Në një komunikim me produkisonin e këtij show na është njoftuar që të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i kanë kaluar Top Channel. Në çfarë forme dhe akti juridik është kryer kjo, mua nuk më është komunikuar ndonjë dokument”, ka thënë ndër tjera familjari i Ejllit.

Ai tutje ka kërkuar që përkundër ngjarjeve të fundit, fansat të vazhdojnë të mbështesin Luizin dhe të shijojnë lojën e tij në BBVA.

“Megjithatë në gjithë këtë histori e rëndësishme është që ne të mbështesim Luizin dhe shijojmë lojën e tij. Pastaj kur të përfundojë loja do të sqarohen roli dhe qëllimi i secilës palë”, thuhet tutje në postim./Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Justin Bieber kritikohet për mesazhin homofobik që bëri gjatë muajit të krenarisë

Babai i Justin Bieber kritikohet për mesazhin homofobik që bëri gjatë muajit të krenarisë

Magazina
E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

Magazina
Pjesë e një filmi bashkë, Olta Gixhari publikon foto përkrah Luiz Ejllit

Pjesë e një filmi bashkë, Olta Gixhari publikon foto përkrah Luiz Ejllit

Magazina
Georgina Rodriguez shfaqet atraktive dhe plot stil teksa shoqëron Cristiano Ronaldon në eventin në Madrid

Georgina Rodriguez shfaqet atraktive dhe plot stil teksa shoqëron Cristiano Ronaldon në eventin në Madrid

Magazina
Rita Ora duket sportive, ndërsa fotografohet duke shkuar në një seancë të jogës në Sydney

Rita Ora duket sportive, ndërsa fotografohet duke shkuar në një seancë të jogës në Sydney

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Kalo në kategori