LAJMI I FUNDIT:

Luana Vjollca rikthehet me “Thuaje” dhe “Si njerëz”- synon ndërgjegjësimin ndaj bullizmit

Luana Vjollca rikthehet me “Thuaje” dhe “Si njerëz”- synon ndërgjegjësimin ndaj bullizmit

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca është rikthyer me projekt të ri pas një pauze të gjatë.

Fillimisht Luana ka publikuar një episod të shkurtër të projektit “Thuaje” të cilin filloi ta paralajmëronte prej ditësh.


’Thuaje’’ është zëri i brendshëm i yllit shqiptar që përmes historive të saj personale ka vendosur të depërtojë në zemrën e të gjithë atyre që kanë diçka për të thënë, për t’u dhënë forcë e kurajë.

Foto: Luana Vjollca/YouTube

Në këtë projekt, prezantuesja ka rrëfyer histori nga jeta e saj personale, teksa thelbi ishte bullizimi, duke thënë se edhe ajo vet ka qenë pre e tyre.

Ajo ka zbuluar se 5 historitë e saj, që do të vijnë përmes këngëve, nuk janë histori të bukura por janë ato që Luanën e kanë bërë kjo që është sot.

Foto: Luana Vjollca/YouTube

‘Unë e kam përjetuar bullizmin, kam qenë pre e tyre, nuk kam reaguar kurrë, kam ngrënë fjalët nga më të ndryshmet, nuk ka qenë kurrë mjaftueshëm’ thotë Luana Vjollca rreth projektit të saj

Pasues e projektit ishte kënga “Si njerëz”, që gjithashtu trajtohet tema e bullizmit dhe ka për qellim ndërgjegjësimin kundër kësaj dukurie.

Edhe në klipin shoqërues, njëri nga protagonistët bullizohet dhe nuk ndihet mirë në lëkurën e tij, duke qenë viktimë e rrethit dhe qasjes agresive.

“Thuaje me zë atë që ndjen dhe mendon”, Luana Vjollca zbulon më shumë detaje nga projekti i ri
Lexo po ashtu “Thuaje me zë atë që ndjen dhe mendon”, Luana Vjollca zbulon më shumë detaje nga projekti i ri

Këtë zë të brendshëm ajo e ka përkthyer në këngë me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve të saj në këtë projekt, Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, të cilët u kujdesën për tekstin dhe muzikën.

Orkestrimi nga Fatjon Miftari dhe Yll Limani, ndërsa producent muzikor janë Darko Dimitrov dhe Armend Rexhepagiqi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Kalo në kategori