Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot përkujtoi se deri në fund të vitit në sektorin privat duhet të paguhet regresi për pushim vjetor gjegjësisht K-15, përcjell Telegrafi Maqedoni nga MIA.
‘Të dhënat flasin se këtë të drejtë prej së cilës varet shëndeti dhe produktiviteti i punëtorëve në procesin punues vitin e kaluar e kanë realizuar pjesa më e madhe e punëtorëve, presim kështu të jetë edhe sivjet. Punëtorëve të cilëve nuk do t’u paguhet regresi për pushim vjetor u themi se mund të kërkojnë intervenim prej Inspektoriatit shtetëror të punës, ose të ngrisin procedurë gjyqësore për mbrojtjen e të drejtave të tyre’.
Për punëdhënësit të cilët nuk do të paguajnë regres për pushim vjetore ose do të kërkojnë prej punëtorëve t’i kthejnë paratë është paraparë dënim me burg deri në një vit.
Marrëveshja për ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat me të cilin u mundësua pagesa e K-15 u nënshkrua në vitin 2013 nga LSM dhe Organizata e punëdhënësve. /Telegrafi/