Site icon Telegrafi

LSDM: Organizatorët e protestave, kurrë nuk e kanë paraqitur pasurinë e tyre në Komisionin Kundërkorrupsionit

“Kurrë më të mos përsëritet që drejtorët dhe zyrtarët, pasi ata u vunë nga OBRM-PDUK në disa institucione shtetërore dhe kombëtare, për të mos paraqitur deklarimet e pasurive të tyre”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Nga partia e LSDM-së kanë akuzuar personat që janë të emëruar nga OBRM-PDUKM në kulturë dhe se paraqiten si udhëheqës dhe organizatorët e protestave, në të cilat qytetarët keqpërdoren për qëllime partiake të Nikolla Gruevskit.

“Edhe pse drejtuesit e afërt me regjimin, atë nuk e kishin bërë me muaj, edhe pas disa viteve të përzgjedhjes dhe emërimit, asnjë njoftim nga Komisioni Anti-Korrupsion se është iniciuar ndonjë veprim në përgjegjësi për shkeljet”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version