Sot LSDM-ja përmes një kumtese ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare i jep mbështetje shumicës prej 700 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për ndryshime dhe të cilët e presin qeverinë e re, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Çdo ditë e humbur në replika të ndërsjella të deputetëve të OBRM-PDUKM është ditë pa ngritje të pagës minimale në 12 mijë denarë, pa tarifë të lirë të energjisë elektrike, pa heqje të taksës radiodifuzive dhe pa heqje të tesktimit ekstern, pa status të zgjidhur të punëtorëve të falimentuar’, theksohet në kumtesë, njofton AIM.
LSDM-ja vlerëson se Rezoluta e miratuar nga Partia Evropiane Popullore dhe porosia e Bundestagut gjerman japin porosi deri te kryetari Gjorge Ivanov dhe Gruevski se duhet të respektohet shumica parlamentare dhe se zgjedhje të reja nuk është opsioni i duhur. /Telegrafi/