Site icon Telegrafi

LSDM: Mbyllja e “Utrinski vesnik” është dëshmi pse Maqedonia ndodhet në fund për lirinë e mediave

LSDM-ja ka akuzuar pushtetin për lirinë e mediave në Maqedoni, e cila radhitet në një pozitë të ulët mes vendeve të Ballkanit. Nga LSDM thonë se mbyllja e gazetës “Utrinski vesnik” është dëshmi se pse Maqedonia është e fundit në Ballkan për lirinë e mediave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu ”Duhet të mbahet mend emri i atij që do ta varros gazetën ‘Utrinski Vesnik”’

“Paralajmërimi për mbylljen e “Utrinski vesnik” është edhe një provë pse Maqedonia është në fund në Ballkan për lirinë e mediave dhe pse janë të nevojshme ndryshime demokratike dhe mbrojtje përfundimtare të lirisë dhe punës profesionale të gazetarëve dhe mediave. Paaftësia e Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së të përballen me dobësitë e tyre dhe mospranimi i asnjë kritike konstruktive, rezultoi me presione të papara mbi mediat, gazetarët dhe pronarët. Kërcënimet, paditë, arrestimet, burgosja dhe retorika dhunuese ndaj disa gazetarëve dhe gjithë mediave nga ana e pushtetit në largim, ka shtyrë Maqedoninë në fund në Evropë për lirinë e mediave”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Telegrafi/

Lexo po ashtu Liria e Mediave përkeqësohet në botë, ja ku radhitet Maqedonia
Exit mobile version