Lori Hoxha i është bashkuar sfidës “In My Feelings” duke e publikuar një video teksa vallëzon nën ritmet e këngës së Drake.
Në fakt, bukuroshja shfaqet e veshur me bikini të zeza teksa lëviz në mënyrë atraktive.
“A e dini çfarë? Nuk më intereson, më duhet një fotografi me Drake, sepse Instagrami im është shumë i dobët”, ka shkruar Lori në përshkrimin e videos.
Kënga e Drake, “In My Feelings”, ka frymëzuar nisjen e një sfide vallëzimi që është bërë hit në internet.
Prej se është lansuar kënga, në rrjetet sociale janë publikuar video mjaft interesante që kanë për bazë muzikën e kësaj kënge.
“In My Feelings” është pjesë e albumit të ri të Drake, “Scorpion”, që u publikua në muajin qershor.
Melodia interesante dhe vargu “Keke, do you love me? Are you riding?/Say you’ll never ever leave from beside me”, ka bërë që fansat të fiksohen pas kësaj kënge. /Telegrafi/