Edicioni i parë i spektaklit madhështor Big Brother VIP ka përfunduar më 18 shkurt (e premte).
Fitues u shpall balerini Ilir Shaqiri, ndërkohë që në vend të dytë u pozicionua aktori nga Vlora, Donald Veshaj.
Fitorja e Ilirit bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, gjersa dukej se kishte një hatërmbetje nga ana e Donaldit.
Ky i fundit mungoi në pas-ndejën e organizuar pas programit e po ashtu edhe në puntatat që u realizuan për post BB VIP.
Një mesazh tërthorazi e ka shpërndarë edhe Lori Hoxha, producentja e Big Brother VIP.
“Nëse ju ofrojnë një vend në një anije kozmike, mos pyet për vendin. Thjesht hip”, u shpreh ajo krahas një kolazhi me foto të momenteve gjatë xhirimeve të BBV.
“Faleminderit që isha pjesë e rrugëtimit dhe krenar për të gjithë ata që e mundësuan këtë. Në më të mëdhenj e më të mirë”, vazhdoi Hoxha.
Pak më parë edhe regjisori Eduart Grishaj ka komentuar polemikat që u krijuan për fituesin e edicionit të parë, duke u shprehur se populli ynë nuk di të pranojë humbjen.
I njëjti solli në vëmendje se nga ky ‘reality shoë’ të gjithë dolën të fituar. /Telegrafi/