LAJMI I FUNDIT:

Lopez: Reali, dhuratë nga Zoti

Lopez: Reali, dhuratë nga Zoti

Portieri i Real Madridit, Diego Lopez, po kënqet me secilin minut që po luan për klubin mbretëror, duke thënë se secila minutë në fanellën mbretërore është një dhuratë nga Zoti.

Lopez erdhi te Reali për të zëvëndësuar Iker Casillasin e lënduar, ndërsa thotë se po kënaqet me secilin minut me klubin e ri.

“Secilin minut që e luaj për Real Madridin e konsideroj si dhuratë nga Zoti. Askush prej nesh nuk ka menduar se do të mbaj këtë stemë në gjoks. Ne duhet që të rindërtojmë besimin. Me rëndësi është fitorja ndaj Rayos. Ne luajmë për fitore”, ka thënë Lopez. /Telegrafi/