LAJMI I FUNDIT:

Lokali tek ‘Rruga C’, Prishtinë është vënë në shitje – ka qira-marrës serioz dhe afatgjatë! ID-139

Për startimin dhe zhvillimin e biznesit tuaj patjetër se ju duhet edhe një hapësirë ku do të veproni. Ndër kushtet themelore para gjetjes dhe blerjes së kësaj hapësire është edhe lokacioni, sepse aty mund të parashikohet fitimi i të ardhurave dhe interesimi i klientëve, varësisht nga sasia e qarkullimit të tyre në atë zonë.

Nëse keni menduar të bleni lokal dhe më pas ta lëshoni me qira, mundësinë ideale e keni shumë afër. Lokali ka lokacion tejet atraktiv dhe qira-marrës afatgjatë dhe serioz me kontratë shumë vjeçare. Në këtë formë investimi juaj në blerje do të kthehet shumë shpejtë e ju do të keni mundësi të fitoni dyfishin e atyre që keni investuar.

Tani keni mundësinë të bëheni me lokal të tillë. Lokali është i lëshuar me qira për një biznes të njohur për 16 vjetët e ardhshme, andaj kthimi i investimit bëhet për një periudhë të shpejtë pasi që ndodhet në rrugën kryesore të lagjes dhe është një ndër bizneset më të frekuentuara në atë zonë.

Ky lokal ka një lokacion tejet të mirë e me qarkullim të madh të njerëzve në atë zonë, pra gjendet tek ‘Rruga C’, në Prishtinë.

Lokali ka 1,184.08m2 sipërfaqe, me dokumentacion të rregullt dhe fletë poseduese, në këtë formë ju mund ta përdorni në raste urgjente edhe për hipotekë.

Për blerjen e këtij lokali kontaktoni në numrin ose e-mail-in zyrtar.

LOKALI NË SHITJE

Rruga C, Prishtinë

Sipërfaqja: 1,184.08m2

Parking i bollshëm

Fletë poseduese

Ka qira-marrës aktual për 16 vjetët e ardhshme

Vlera e qirasë 8,851.17 euro me tvsh

ID-139

Video e lokalit në shitje

Për informacione shtesë kontaktoni në:

E-mail: realestate@telegrafi.com

Nr.tel: 048 90 90 90

Më shumë