Lojtari vdes në fushë pas një goditjeje nga kundërshtari (Video, +16)

Micael Favre, lojtar i San Jorge de Villa Elisa, ka vdekur pasi mori një goditje në laring nga një futbollist i Defensores de Colon.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, gjatë ndeshjes së vlefshme për kampionatin rajonal të Kolonit, në provincën e Entre Rios.
Në minutën e 24, ai pati një dyluftim të ashpër me Alejandro Quintana, i cili pa dashje e goditi me gju në laring. Pasi u rrëzua në tokë, Favre iu hakmo kundërshtarit të tij, por pak çaste më vonë u rrëzua duke u dridhur, transmeton TCH.
Ndeshja u pezullua menjëherë, ashtu si të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit rajonal. Favre u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
“Ishte një goditje e fortë dhe nuk mund të bënim dot asgjë”, ka deklaruar mjekja që provoi ta shpëtonte lojtarin.

Nga
Telegrafi
23/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































