LAJMI I FUNDIT:

Loci: Të infektuarit me COVID-19 në Pejë kanë lidhje familjare, të gjithë janë në gjendje stabile

Loci: Të infektuarit me COVID-19 në Pejë kanë lidhje familjare, të gjithë janë në gjendje stabile

Drejtor i Drejtoratit  për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë për Telegrafin se gjendja e pesë banorëve të Pejës, të cilët mbrëmjen e së premtes kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 është stabile.

Njëri nga pesë rastet, është me vendbanim në lagjen “Dardani”, të Pejës, që është edhe rasti i parë që rezultoi pozitiv në qytetin e Pejës, i cili është rast kontakti.


Të gjithë të infektuarit, sipas Locit kanë qenë në izolim dhe rasti në Pejë ka lidhje familjare dhe ka pasur kontakt me familjen nga fshati Llugagji i Pejës.

“Kemi pesë raste të reja. Janë raste që kanë qenë të izoluara, prandaj gjendja vazhdon të mbetet nën kontroll të institucioneve të shëndetit publik. Të gjitha rastet janë raste kontakti, vijën nga dy familje, njëra në lagjen “Dardani” të Pejës, e tjetra në Llugagji”, ka thënë Loci.

Para dy ditësh, njëri anëtarë i familjes në lagjen “Dardani”, kishte rezultuar negativ, sipas Locit, teksa tha se të gjithë pacientët i kanë pasur në kontroll të përditshëm.

“Të gjithë i kemi pasur në kontroll të përditshëm, ata që janë të izoluar i kontaktojmë permanent dhe i kontrollojmë gjatë gjithë kohës. Gjendja e tyre ka qenë stabilë. Nuk ka pasur as komplikim gjatë kësaj kohe e as simptoma. Por, sot është bërë një testim më masiv tek këto dy familje dhe ka rezultu këto raste. Një në Pejë dhe katër në Llugagji”, tha Loci për Telegrafin.

Edhe gjashtë raste me COVID-19, shkon në 132 numri i të infektuarve në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe gjashtë raste me COVID-19, shkon në 132 numri i të infektuarve në Kosovë

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të diturse gjatë testimeve të sotme, gjashtë pacientë janë shëruar nga coronavirusi (COVID-19).

Konfirmohen gjashtë persona të shëruar me Coronavirus në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmohen gjashtë persona të shëruar me Coronavirus në Kosovë

Po ashtu, në testime të para, edhe gjashtë persona kanë rezultuar pozitiv në test, prej të cilëve pesë vijnë nga rajoni i Pejës, saktësisht, katër nga familja në Llugagji të Pejës, një nga lagja “Dardani” dhe një i karantinuar.

Ndërkohë, edhe Komuna e Pejës, përmes një postimi në Facebook,ka njoftuar qytetarët se situtata është nën kontroll, duke siguruar të gjithë se personat e infektuar nuk kanë pasur mundësi të trandmetojnë virusin, pasi kanë qenë të izoluar.

“Para pak çastesh është shpërndarë informata për 6 të infektuar të ri me COVID-19, ku 5 prej tyre janë nga Peja. Katër persona janë nga fshati Llugagji, dhe një është nga lagja Dardania në Pejë. Që të gjithë në lidhje familjare me zonjen për të cilen kemi qenë të njoftuar më parë. Ju njoftojmë se pesë personat që kanë rezultuar me rezultat pozitiv kanë qenë të izoluar dhe nën përkujdesin e Policisë së Kosovës. Ata persona nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë dhe nuk kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin te personat tjerë. Virusi është i pamëshirshëm, prandaj ju ftojmë të rrini në shtëpi, Kujdes PO, Frikë JO”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori