LAJMI I FUNDIT:

Loci: Rreth 50 të shtruar me COVID-19 në Spitalin e Pejës, numri në rritje paraqet shqetësim, por jo alarmant

Loci: Rreth 50 të shtruar me COVID-19 në Spitalin e Pejës, numri në rritje paraqet shqetësim, por jo alarmant

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se rritja e numrit të rasteve me COVID-19 paraqet shqetësim.

Loci theksoi se vetëm të hënën kanë rezultuar nga kjo komunë, 12 raste pozitive me COVID-19.


Sipas tij, për momentin në repartin e Infektives të Spitalit Rajonal të Pejës, janë shtruar rreth 50 pacientë, ndërsa në Klinikën Infektive në QKUK janë shtruar dy pacientë.

Siç tha Loci, në një bisedë që ka pasur me drejtorin e  Spitalit Rajonal të Pejës gjendja nuk paraqitet aq alarmante siç është raportuar, përcjell Telegrafi.

“Faktikisht mbrëmë kishim 12 raste me COVID-19, d.m.th nuk janë rastet e ditës së djeshme por i ditëve të kaluara që janë testuar. Nga ky numër do të thotë që numri në ditët në vazhdim po rritet dhe kjo paraqet një shqetësim tek ne. Nga kontaktet që i kam me drejtorin regjional të Pejës, gjendja nuk paraqitet ashtu siç është raportuar alarmante, nga informatat të cilat i disponojmë janë duke u trajtuar rreth 50 pacient në repartin Infektiv të Spitalit Regjional të Pejës, me një gjendje relativisht të mirë shëndetësore. Shumica prej tyre, në përjashtim të disa rasteve të cilat kërkojnë tretman më të madh mjekësor. Gjithashtu kemi të shtruar dhe dy pacientë në Klinikën Infektive në QKUK, të cilët janë duke marr trajtim në kujdesin intensiv pranë kësaj klinike”, ka thënë Loci.

Ai po ashtu shprehu dhe një shqetësim sa i përket vonesës së nxjerrjes të rezultateve nga IKSHPK-ja, për qytetarët të cilët dyshohen se mund të jenë të infektuar me COVID-19.

“Politikën e testimeve e bën IKSHPK-ja. Shqetësimi jonë mbetet tek rezultatet që dalin nga koha e testimit, deri tek nxjerrja e rezultatit. Kemi pesë ditë vonesë, dhe gjithë presioni dhe shqetësimi bie mbi ne, pasi qytetarët janë mësuar që rezultatet t’i marrin brenda ditës apo gjatë ditës së nesërme. Dhe kjo vonesë prej disa ditësh po krijon një shqetësim në opinion dhe tek qytetarët”, ka thënë ndër të tjera Petrit Loci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori