LAJMI I FUNDIT:

Llorente, futbollist i Juves në korrik?

Llorente, futbollist i Juves në korrik?

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, është i bindur se klubi i tij do të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Athletic Bilbaos, Fernando Llorente.

Klubi bask e ka refuzuar një ofertë të Bianconerëve për këtë afat kalimtar, megjithatë 57-vjeçari thotë se spanjolli do ta veshë fanellën bardhezi nga sezoni i ardhshëm.

“I kemi treguar Athletic Bilbaos se jemi të interesuar për futbollistin dhe jam optimist për këtë marrëveshje. Ai do të luajë për Juventusin nga 1 korriku”, ka deklaruar Marotta për Radio24. /Telegrafi/