LAJMI I FUNDIT:

Votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike 

Votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike 

E plotësuar: Kuvendi i Kosovës miratoi sot Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike 


E plotësuar: Ka nisur të mbahet seanca e jashtëzakonshme, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Në seancë të pranishëm janë 93 deputetë.

Kjo seancë vjen pas pajtimit të Qeverisë Hoti me kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me këtë Projektligj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se në momente kritike LDK-ja dhe PDK-ja bëhen bashkë.

Ai ka shtuar se nuk dihet origjina se kush kënd e ka bërë si veten.

“Që të dyja janë të njëjta dhe janë bashkë në momentet kritike. Kush cilën e ka bërë si veten a e ka bë LDK-ja PDK-në si veten apo anasjelltas”, ka thënë Aliu.

Aliu ka shtuar se PDK-ja kritikon në vazhdimësi por kur vjen puna te momenti kritik, bashkohet.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se me Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.

Hamza në fjalimin e tij në Kuvend, shprehu keqardhjen se ky ligj nuk është votuar më herët, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se deputetët e PDK-së, do ta votojnë këtë projektligj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se si grup do ta përkrahin Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, në mënyrë që qytetarët të marrin përkrahjen ekonomike të shumëpritur.

Gashi gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike tha se në momente kritike për vendin partitë politike duhet të bëhen bashkë dhe t’i kalojnë proceset përpara.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është i rëndësishëm për qytetarët e jo për Qeverinë.

“Ne i kemi dhënë nënshkrimet me bindjen e plotë sepse ky është ligji më i rëndësishëm për qytetarët e jo për Qeverinë. E përgëzoj PDK-në që e gjeti vullnetin me kalu këtë Projektligj”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se si Grup Parlamentar kanë insistuar që të gjithë deputetet të përkrahin këtë Projektligj.

Ndryshe, Projektligji përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

Lidhur me këtë, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës me anë të një njoftimi për media pati sqaruar se kur qytetarët mund të aplikojnë për t’i tërhequr kursimet e tyre nga ky institucion.

“Pas miratimit në lexim të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti. Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit”, thuhej në njoftimin e Trustit, përcjell Telegrafi.

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori