Kosovaishte mysafire e Greqisë (2-0) për ndeshjen e katërt në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Në ndeshjen që u zhvillua në Panthessaliko Stadium në Volos, Dardanët ishin në kërkim të pikëve të plota në mënyrë që ta barazonin liderin e grupit, por nuk ia dolën.
Skuadra jonë ka arkëtuar gjashtë pikë në katër sfidat e parë duke humbur vetëm nga Helenët, ndërsa ekipi nikoqir i ka fituar të gjitha katër takimet.
Telegrafi ju ka mbajtur të informuar në kohë reale për të gjitha detajet e sfidës Greqi 1–0 Kosovë.
Situata në Grupin 2 të Ligës C
Statistikat e ndeshjes
Përfundon ndeshja
Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Greqisë dhe Kosovës (2-0) në kuadër të Ligës së Kombeve.
Helenët kanë fituar me rezultat minimal takimin e zhvilluar në Panthessaliko Stadium në Volos në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Goli i dytë për Greqinë
Derisa mysafirët bënin përpjekjet e fundit për ta barazuar rezultatin, Petros Mantalos shënoi edhe golin e dytë për nikoqirët (90’+9).
90’+3 Harkim nga këndi për Kosovën që nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë.
90′ Tetë minuta lojë shtesë për shkak të ndërprerjes së mëhershme.
89′ Vazhdojnë përpjekjet e vizitorëve për t’i barazuar shifrat, por e kanë shumë të vështirë.
84′ Një rrezik i krijuar nga Rashica që shkon mbi portë.
79′ Situatë e dyshimtë, por gjyqtari thotë se nuk ka penallti për Muriqin.
Rifillon ndeshja
78′ Pas një ndërprerjeje rreth pesëminutëshe, ka rifilluar ndeshja në Panthessaliko Stadium në Volos.
Ndërpritet për një çast loja
Tifozët vendas hedhin gjësende dhe mjete piroteknike në fushë pas golit të epërsisë.
Lojtarët e Kosovës ankohen te gjyqtarët dhe delegatët.
Futbollistët grekë kanë shkuar për t’i qetësuar tifozët e tyre.
Greqia kalon në epërsi
71’ Kosova ka pranuar gol në përballjen ndaj Greqisë. Petros Mantalos harkoi në zonë, ndërsa Georgios Giakoumakis realizoi me kokë.
68′ Gjyqtari i ndeshjes nuk e vlerëson se duhet të konsultohet VAR-i për situatën e Rrahmanit që është shtyrë në zonë. Vazhdon ndeshja.
67′ Harkim nga këndi për Kosovën. Dardanët kërkojnë penallti pas një ndërhyrjeje në Rrahmanin.
64′ Vendasit arrijnë me një aksion para portës së Muric, por goditja e me gjoks e lojtarit kundërshtar shkon jashtë.
60’ Të tjera përpjekje të grekëve për t’i vënë në presion vizitorët, të cilët pas një orë lojë vazhdojnë të jenë të pathyeshëm.
52’ Pasqyrë e njëjtë e lojës edhe në fraksionin e dytë të lojës me grekët që po e dominojnë lojën dhe Dardanët që po mbrohen.
Zëvendësime në të dyja skuadrat
46’ Donat Rrudhani e ka lëshuar fushën për Florian Loshajn te Kosova.
46’ Petros Mantalos ka hyrë në vend të Anastasios Chatzigiovannis te Greqia.
Fillon pjesa e dytë
46’ Ka nisur pjesa e dytë e takimit ndërmjet Greqisë dhe Kosovës që zhvillohet në Panthessaliko Stadium në Volos.
Helenet e dominuan fraksionin e parë, megjithatë Dardanët arritën ta mbanin portën të paprekur.
Statistikat e pjesës së parë
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun
“Juventusi duhet të nënshkruajë me Modricin, mund të luajë edhe dy vite” – ish lojtari i Zonjës së Vjetër vjen me propozim
Fisnik Juniku, tashmë agjent i licencuar nga FIBA
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre
Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar
"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën