LAJMI I FUNDIT:

Livanda aromatike largon dhimbjen e kokës

Livanda aromatike largon dhimbjen e kokës

Hulumtimi që ka kryer dr. P. Zoland ka treguar që livanda përshpejton gjumin e thellë dhe të qetë dhe ndihmon ata që vuajnë nga forma e lehtë e pagjumësisë.

Shqisa e nuhatjes mund të njohë mijëra aroma të ndryshme, ndërsa është madje dhjetë mijë herë më precize se sa shqisa e shijes. Miliona receptorë aromatik të vendosur në hundë dërgojnë informata pjesës së trupit, që menaxhon me emocionet, kujtimet, eksitimin seksual, dëshirën për ushqim dhe ngjashëm.

Jastëkët me arsye i kanë mbushur me lulet e livandës. Hulumtimi që ka kryer dr. P. Zoland ka treguar që livanda përshpejton gjumin e thellë dhe të qetë dhe ndihmon ata që vuajnë nga forma e lehtë e pagjumësisë. Prandaj para se të shkoni në shtrat spërkatni disa pika vaj eterik në jastëk ose në cep të shtratit vëni kërcellin me livandë të thatë.


Kjo bimë largon edhe dhimbjet. Pacientët të cilët me anestezion kanë thithur edhe vajin aromatik të livandës pas operacionit kanë pasur nevojë për më pak morfinë dhe analgjetikë, kanë vërtetuar mjekët njujorkez.

Livanda në veçanti është efikase kundër dhimbjes së kokës. Disa pika vaj livande ose mentës djegëse spërkatni në faculetë dhe aroma e tyre do të largojë dhimbjen e kokës në mënyrë po aq efikase sa tableta. Bëni kujdes të blini vaj të vërtetë eterik dhe jo sintetik sepse nga ai mund t’ju dhëmbë më shumë koka. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori