LAJMI I FUNDIT:

Lituanezët bëhen bashkë për të blerë dron për Ukrainën – për tri ditë mbledhin 3 milionë euro

Lituanezët bëhen bashkë për të blerë dron për Ukrainën – për tri ditë mbledhin 3 milionë euro

Qindra lituanezë janë bërë së bashku për të blerë një dron të avancuar ushtarak për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë – në shenjë solidariteti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 3 milionë euro janë mbledhur deri më tani në tri ditë, nga 5 milionë euro të nevojshme, sipas Laisves TV, një transmetues interneti lituanez, iniciues i kësaj fushate.


Zelensky premton se Donbasi do të jetë "përsëri ukrainas"
Lexo po ashtu Zelensky premton se Donbasi do të jetë "përsëri ukrainas"

“Para se të fillonte kjo luftë, askush nga ne nuk mendonte se do të blinim armë. Por tani është një gjë normale. Duhet bërë diçka që bota të përmirësohet”, ka thënë Agne Belickaite, 32 vjeç, e cila dërgoi 100 euro sapo mbledhja e fondeve filloi të mërkurën.

Dronët janë dëshmuar efektivë në vitet e fundit kundër forcave ruse dhe aleatëve të tyre në konfliktet në Siri dhe Libi dhe blerja e tyre është duke u orkestruar nga Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë, e cila i tha agjencisë së lajmeve Reuters se planifikonte të nënshkruante një letër qëllimi për të blerë fluturaken nga Turqia javën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori