Site icon Telegrafi

Lista e votuesve prej sot në inspektim publik

Lista e votuesve për zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen më 15 tetor, prej sot do të jetë në inspektim publik. Në listën e votuesve ka 1.816.127 votues, ndërsa në të nuk janë përfshirë 11.346 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i personave që nuk janë përfshirë në listë, (7017) nuk kanë adresë vendbanimi, disa janë fshirë nga departamentet rajonale për shkak të vdekjes, të pashpërndarë ka 1.418 persona dhe 672 tjerëve u është anuluar vendbanimi.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e djeshme theksuan se numrat e prezantuar nuk janë forma përfundimtare e listët. Sipas KSHZ-së, përsëri do të vërtetohen të gjithë personat, pasi numri i votuesve nga MPB dhe Entit Shtetëror për Statistika nuk përputhet.

Inspektimi publik i listës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, do të zgjasë deri më 9 shtator./Telegrafi/

Exit mobile version