Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e plotë të bizneseve, të cilave nga sot iu lejohet veprimtaria për ushtrimin e aktiviteteve në fazën e dytë që nga vendosja e masave të reja pas përhapjes së pandemisë së COVID-19 në Kosovë.

Lista bazohet nga urdhëruesi i përkohshëm për lehtësimin e masave nga pandemia nga data 18 maj deri 2 qershor, shkruan Telegrafi.

Kjo listë është ndarë në dy pjesë, me ngjyrë të kuqe që dallon bizneset që iu ndalohet veprimtaria, me ngjyrë të gjelbër që ju lejohet veprimtaria.

Pas dy muajve izolim, fillon hapja e disa bizneseve në Kosovë Pas dy muajve izolim, fillon hapja e disa bizneseve në Kosovë

Masat e reja janë në tri faza, e parë nga 4 deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 1 qershor, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin tjetër.

Po ashtu, MSH tregon për masat që duhet marr për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. /Telegrafi/