Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë do të fillojnë të hënën në mëngjes pranë kufirit me Bjellorusinë, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky duke thënë se 24 orët e ardhshme janë “vendimtare”.
Në anën tjetër, forcat ruse kanë bërë presion në Ukrainë nga veriu, lindja dhe jugu që nga fillimi i pushtimit që filloi javën e kaluar.
Por çfarë është raportuar sot, së paku deri më tani?
Më poshtë janë momentet kryesore nga e hëna, 28 shkurt, dita e pestë e pushtimit rus të Ukrainës:
Shpërthime në Kiev
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv dhe në qytetin e dytë më të madh Kharkiv në mëngjes, thanë zyrtarët ukrainas, ndërsa një ndërtesë banimi në qytetin Chernihiv në veri të Ukrainës ishte në flakë pasi u godit nga një raketë.
Ukraina thotë se trupat ruse “ulën ritmin”
Ushtria ukrainase tha se trupat ruse kishin ngadalësuar “ritmin e ofensivës”.
Vendi i bisedimeve është ‘gati’
Bjellorusia tha se kishte përgatitur vendin për bisedimet e pritshme midis delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia.
“Pritet ardhja e delegacioneve”, tha ministria e jashtme e Bjellorusisë në mediat sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rusë dhe ukrainas.
“Vuajtjet e Bankës Qendrore të Rusisë”
Banka Qendrore e Rusisë njoftoi një sërë masash për të mbështetur tregjet e brendshme ndërsa përpiqej të menaxhonte pasojat nga sanksionet.
Vatikani thotë se është gati për të ndihmuar
Vatikani është i gatshëm të “lehtësojë dialogun” midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, tha kryediplomati i tij. /Telegrafi/