Përzgjedhësi i Kosovës U-20 në konkurrencën e femrave, Furkan Saglik, ka shpallur listën e gjerë për basketbollistet për ndeshjet e korrikut.
Në listën e gjerë janë ftuar 17 basketbolliste dhe pastaj do të shpallet lista përfundimtare. Stërvitjen e parë vashat e zhvillojnë të mërkurën (22.06.2022) nga ora 18:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Astera Tuhina, Agnesa Rrahmani, Diellza Dekaj dhe Sara Vraniqi priten t’i bashkohen Përfaqësues U-20 pas përfundimit të aktivitetit me Përfaqësuesen A.
Vashat e Kosovës U20 garojnë në Divizionin B dhe kanë një short shumë të vështirë. Në Grupin C do të sfidojnë Kroacinë, Rumaninë, Malin e Zi dhe Maqedonia Veriore.
Kampionati zhvillohet në Shkup nga 9 deri më 17 korrik.