Site icon Telegrafi

Lirohet nga burgu Stresi

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është liruar nga burgu.

Ai u arrestua nga policia më 17 tetor të vitit të shkuar, në një dhomë hoteli, ku kishte me vete pistoletë pa leje.

Ai do të takohet më në fund me bashkëshorten Kejsi, larg ambienteve të burgut të Fushë-Krujës ku po vuante dënimin me burg.

Keisi ka disa ditë që ka mbërritur në Tiranë nga Kanadaja!

Stresi ka pasur dhe më parë probleme me policinë, ku një rast që mbahet mend nga të gjithë, është arratisja e tij nga ambientet e komisariatit ku ishte shoqëruar. /Telegrafi/

Exit mobile version