Prizrenasit arritën fitore pa mund të madh, duke triumfuar me shifrat 3-1 në Pejë, pasi stadiumin ‘Shahin Haxhislami’, është vendi ku Istogu i zhvillon ndesjet si vendas.
Mysafirët realizuan golin e epërsisë në minutën e 10-të, nëpërmjet sulmuesit Florim Bërbatovci që shënoi me kokë, dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Liria arriti ta dyfishonte rezultatin falë golit të sulmuesit Liridon Fetahaj, ndërsa Fatlum Gashi ngushtoi epërsinë e Istogut tetë minuta para fundit.
Kur të gjithë pritnin barazimin e Istogut, në fund të ndeshjes Liria realizoi edhe një herë nëpërmjet Fisnik Ramadanajt, për rezultatin përfundimtar 1-3. /Telegrafi/