Ekipi amerikan Liquid vazhdon garën në ESL Pro League, pas fitores ndaj ekipit Rare Atom.

Liquid kanë avancuar në ndeshjen vendimtare për vendin e katërt në Grupin D të ESL Pro League, pasi mposhtën Rare Atom 2-0 në ndeshjen e mundësisë së fundit.

Kjo fitore ishte edhe një hakmarrje ndaj ekipit Rare Atom, nga të cilët Liquid ishin mposhtur më herët në këtë turne.

Liquid fitoi me lehtësi ndaj ekipit Rare Atom, 16-7 në mapin e parë dhe 16-5 në mapin e dytë.

Lojtari më i dalluar këtë ndeshje ishte Mareks ‘YEKINDAR’ Gaļinskis me 40 eliminime.

Por ekipi amerikan nuk e ka siguruar ende fazën e Play-Off, atyre u duhet të përballen me fituesin e ndeshjes Astralis – Spirit në ndeshjen vendimtare.

Reklama
Reklama

/Telegrafi/