LAJMI I FUNDIT:

Linda Premium Residence – kompleksi që bën mrekulli në fushën e ndërtimit

Linda Premium Residence – kompleksi që bën mrekulli në fushën e ndërtimit

Sikur asnjëherë më parë, është kompleksi Linda Premium Residence që ka marrë popullaritet të jashtëzakonshëm duke fituar vëmendjen e të gjithëve me kushtet që i ofron për banorët e vet.

Kompleksi është planifikuar në atë mënyrë që t’i përmbush të gjitha standardet bashkëkohore të jetesës dhe t’ua plotësojë të gjitha nevojat banorëve.

E menduar në detaje që të jetë e përsosur, Linda Premium Residence shtrihet në një lokacion tejet strategjik në zonën “Prishtina e Re”, ku objekte të shumta të kompleksit lidhen përmes urave me njëra-tjetrën.

Me materiale të kualitetit të lartë, banesat në Linda Premium Residence janë kombinim i inovacionit dhe rehatisë së një vendbanimi ideal.

Ky kompleks për banorët ofron edhe sistemin “Smart Home”, që nënkupton se banesën tuaj mund ta kontrolloni edhe nga distanca përmes telefonit – duke përfshirë dritat, pajisjet e ndryshme, etj.

Veç kësaj, në Linda Premium Residence janë të shumta aktivitetet që mund t’i kryeni si individ, çift apo familje.

Nga fitnesi e deri tek pishina e sauna, kompleksi ofron opsione të shumta për aktivitete, duke përfshirë edhe hapësira për komunitetin dhe tarraca gjelbëruese.

Mbi të gjitha, Linda Premium Residence e thjeshtëson jetesën për banorët duke ofruar edhe kopsht të lagjes për fëmijë, mjek e barnatore të lagjes, restorant e market, etj.

Për t’u bërë pjesë e këtij kompleksi, kontaktoni Linda Premium Residence në:

0800 77 770 (pa pagesë), +383(0)49 777 127+383(0)49 318 676, +383(0)44 976 777
info@altradecenter.com
www.altradecenter.com

Artikull i sponzorizuar