DokuFest bën të ditur se ka emëruar Linda Llulla Gashin si drejtoreshë ekzekutive të Organizatës.
Këtë detyrë në shtatë vjetët e fundit e ka kryer Eroll Bilibani i cili tani ka marrë përsipër rolin e drejtuesit të DokuLab-it.
Kjo është pozita e dytë udhëheqëse e mbajtur nga një grua në DokuFest. Nita Deda mbetet drejtoreshë e Festivalit Dokufest.