Në Klinikën Gjinekologjike po trajtohet një grua e cila ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Pacientja nga regjioni i Prizrenit ka përfunduar lindjen mbrëmë, derisa gjatë ditës pritet rezultati për foshnjën. Ndërkohë, që është edhe një paciente tjetër e dyshuar me koronavirus, për të cilën do të dalin rezultatet gjatë ditës.
Vetëm mbrëmë në këtë klinikë kanë lindur 39 foshnje, ndërkohë që gjatë së premtes kanë qenë të shtrira 220 paciente. Drejtori i kësaj klinike u bëri thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij, ditëve të fundit është stërngarkuar.
Jakup Ismajli në një intervistë për KosovaPress thotë se ditëve të fundit është shtuar numri i pacientëve të cilët po kërkojnë trajtim në Klinikën Gjinekologjike.
Ai tregon për gjendjen e pacientes, e cila është konfirmuar me COVID-19.
“Për momentin e kemi një paciente e cila dje e ka përfunduar lindjen është ende COVID pozitiv, ka lindur një fëmijë të shëndoshë. Sot i është marrë testi bebes që të vërtetohet nëse është edhe bebja e infektuar…Pacientja është nga regjioni i Prizrenit është në gjendje stabile, do të thotë është me parametra vital”, thotë Ismajli.
Në rast se foshnja rezulton negativ, Ismajli shton se sot do të lirohet edhe pacientja nga Prizreni, e cila duhet të vetëizolohet për dy javë.
Veç tjerash, ai thekson se sot është testuar edhe një paciente tjetër, ndërkohë që javën e kaluar janë trajtuar tri paciente me koronavirus.“Sot e kemi edhe një rast tjetër në testim, tash është marrë testi presim që të na vijnë rezultatet e testeve. Sepse dikton në mënyrën e lindjes që ta përfundojmë lindjen…Javën e kaluar kemi pasur edhe tri shtatzëna, dy janë përfunduar me prerje cezariane, kurse një tjetër është përfunduar me lindje normale. Të tria kanë qenë COVID pozitiv. Është bërë testimi edhe i bebeve kanë dalë negativë, janë lëshuar në shtëpi me terapi dhe me rekomandim që të përcillen nga IKShP”, shton ai për KosovaPress.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike u bën thirrje spitaleve regjionale që të mos ngarkojnë këtë klinikë, sepse sipas tij janë të stërngarkuar.
“Kisha bërë një kërkesë spitaleve regjionale që mos ta ngarkojnë Klinikën Gjinekologjike, e cila edhe ashtu është e angazhuar. Vetëm mbrëmë kemi pasur 39 lindje dhe pothuajse shumicën e kemi pasur nga regjionet, nga Prizreni, Gjakova, Ferizaj. E kisha pasur një lutje që rastet të cilat janë të menaxhueshme që kanë mundësi që ta përfundojnë lindjen në spitalet regjionale, ta kryejnë lindjen atje. Mos të na ngarkojnë sepse jemi gati të stërngarkuar. Vetëm sot i kemi 220 pacientë, jemi jashtëzakonisht të ngarkuar”, bën thirrje Ismajli.
Për katër muaj në Kosovë janë konfirmuar 3064 raste me koronavirus, prej tyre 1707 janë shëruar, ndërsa 55 kanë vdekur. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin