LAJMI I FUNDIT:

Limani: Ishte ndeshje e mirë, por ne kemi fokusin tek kampionati dhe Kupa

Limani: Ishte ndeshje e mirë, por ne kemi fokusin tek kampionati dhe Kupa

Drita ka humbur finalen e Superkupës së Kosovës, derisa është mposhtur nga Prishtina me rezultat 3-1.

Ishte një ndeshje shumë e mirë nga të dyja palët, por në fund kampioni në fuqi u dorëzua para sulmeve të kryeqytetasve.


Megjithatë, kapiteni i kësaj skuadre, Ardian Limani, bëri të qartë pas ndeshjes së ‘bardhekaltërit’ janë të vendosur për ta mbrojtur titullin kampion, pavarësisht kësaj disfate.

“Ishte një ndeshje e mirë, pasi që u realizuan katër gola. Ne u munduam të barazonim rezultatin në pjesën e dytë dhe krijuam hapësira, me ç’rast ja mundësuam kundërshtarit të realizoj edhe golin e tretë”.

“Nuk dua ta minimizoj këtë trofe pasi që Prishtina e meritoi fitoren, mirëpo ne fokusim e kemi te kupa dhe në kampionat për ta mbrojtur titullin e kampionit“, deklaroi Limani.

Gjatë qëndrimit në Turqi, FC Drita do t’i zhvillojë edhe tri duele të tjera kontrollues ndaj kundërshtarëve nga Rusia dhe Ukraina. /Telegrafi/