LAJMI I FUNDIT:

Ligjvënësit evropianë akuzojnë Rusinë për keqpërdorim të pandemisë për përfitime politike

Ligjvënësit evropianë akuzojnë Rusinë për keqpërdorim të pandemisë për përfitime politike

Një grup ligjvënësish të Bashkimit Evropian, po akuzojnë Moskën se po shfrytëzon pandeminë e coronavirusit në përpjekje për të hequr sanksionet e vendosura mbi veprimet e Rusisë në Ukrainë, thuhet në një letër të parë nga shërbimi qendror i RFE-së.

Në letrën e dërguar më 3 prill, thuhet se ndihma ruse ndaj shteteve evropiane për të luftuar krizën shëndetësore është pjesë e “një fushate” për të shtyrë Bashkimin Evropian të tërheqë sanksionet ndaj Rusisë.


Letra u nënshkrua nga 19 anëtarë të BE-së dhe iu adresua presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefit të Politikës së Jashtme, Josep Borell.

Ligjvënësit thonë se janë duke shqyrtuar çdo mundësi për të mos lejuar tërheqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Autoritetet ruse me anë të një fushate duke dërguar ndihma humanitare në Itali si dhe duke keqinterpretuar deklaratat e zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara, janë duke tentuar të ndryshojnë qëndrimin e BE-së dhe vendeve anëtare lidhur me sanksionet”, thuhet në letër.

Sipas burimeve, kjo letër i referohet kërkesës së presidentit rus Vladimir Putin lidhur me ngrirjen e sanksioneve ekonomike që tu mundësohet shteteve luftimi i COVID-19.

Por, ligjvënësit kanë insistuar se nuk është fare e lehtë t’i besohet Rusisë, duke u ndërlidhur me fshehjen e statistikave për shpërndarjen e koronavirusit në vend dhe veprimet agresive ndaj shteteve fqinje.

Rusia ka raportuar për rreth 3 mijë raste të të infektuarve me coronavirus. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

U grindën për qen, avokati brazilian vret fqinjin – shtiu mbi 30 plumba mbi 73-vjeçarin

Amerika Latine
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori