Site icon Telegrafi

Ligji i ri po i disiplinon shoferët!

Pak ditë prejse ka nisur zbatimi i ligjit të ri në komunikacion, ka filluar edhe shqiptimi i gjobave.

Pjesëmarrësit në komunikacion kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Disa thonë se është dashur më herët që të ndryshohet ligji për komunikacion, e disa të tjerë kundërshtojnë shumën e madhe të gjobave të cilën e ndërlidhin me standardin e jetës në Kosovë.

“Është shumë në rregull, përderisa rregullohet komunikacioni”, i ka thënë një qytetar RTK-së.

“Derisa e ki ni rrogë normale këtu prej 250 deri në 400 euro, atëherë ni gjobë deri në 900 euro… nuk e di unë qysh e kanë parapa k’ta”, tha një tjetër.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se edhe pse është pak herët për t’u parë ndryshimet, nga zbatimi i këtij ligji shprehen se ka rënë numri i aksidentet në trafik.

“Numri i aksidenteve është më i vogël në krahasim me ditët e tjera”, tha majori Jeton Rexhepi.

Ai shtoi se do të organizohen kampanja informuese rreth plotësim ndryshimit, të cilat do të mbështeten edhe nga Ministria e Infrastrukturës si financuese e këtij projektligji.

Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane varirojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë për më shumë se 50 kilometra në orë, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.

Exit mobile version