Ligji për Prokurorinë Publike do të dorëzohet në Kuvend shumë shpejt, tha Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot në një konferencë për shtyp, duke inkurajuar të gjitha subjektet politike, partitë politike, grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur që të vazhdojnë dialogun me qeverinë.
“Pikërisht tani është koha që të gjitha partitë politike, të gjithë përfaqësuesit e njerëzve në Kuvend të jenë në përgjegjësinë e tyre, sepse nga njëra anë kemi të gjithë përgjegjësi se çka do të bëjmë për të ardhmen e shtetit në rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe së dyti çfarë do të bëjmë së bashku për drejtësi”, tha Spasovski.
Ai i bëri thirrje opozitës të pushojë, siç theksoi ai, me kalkulimet partiake dhe politike, duke i vendosur interesat e saj politike, personale, përpara interesave të shtetit./Telegrafi/