LAJMI I FUNDIT:

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, i domosdoshëm

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, i domosdoshëm
Foto: Arkiv

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, bëhet i rëndësishëm nëse në Kosovë krijohet situata ku do të kërkohet sërish të ashpërsohen masat e kufizimit të lëvizjes.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Haxhiu tha se aktualisht sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masa të tilla për kufizim të lëvizjes.

“Duke parë që situata me pandeminë është rënduar ditëve të fundit dhe se Qeveria sërish ka kthyer disa masa të kufizimit të lëvizjes, ky projektligj bëhet i domosdoshëm për tu miratuar sidomos nëse krijohet një situatë e tillë ku kërkohet të ashpërsohen masat sa i takon kufizimit të lëvizjes për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit. Aktualisht sipas Gjykatës Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masa të tilla për kufizim të lëvizjes. Ndonëse Qeveria në mbledhjen e djeshme nuk i dha përkrahje kësaj nisme, kjo edhe pa përkrahjen e Qeverisë mund të procedohet tash e tutje ne Kuvend. Normalisht për tu shqyrtuar me procedura të përshpejtuara kërkohet shmangie nga Rregullorja e Punës, që bëhet me votat 2/3 të deputetëve të pranishëm në seancë”, ka thënë Haxhiu.

Siç tha Haxhiu, është e domosdoshme që partnerët aktualë në qeveri të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën në funksion të arritjes së një konsensusi për kalimin e të gjitha projektligjeve.

“Në këtë situatë që jemi është e domosdoshme që partnerët aktualë në qeveri të gjejnë gjuhë të përbashkët me opozitën në funksion të arritjes së një konsensusi për kalimin e të gjitha projektligjeve, jo vetëm të këtij projektligji, që mundësojnë luftë më efikase ndaj pasojave shëndetësore dhe ekonomike të pandemisë”, u shpreh ajo.

Ndryshe, siç tha Haxhiu inicimi i kësaj nisme ligjore ka ardhur pas dy aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimet e ish – Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve të cilat në atë kohë ishin shpallur kundër kushtetuese.

“Në aktgjykimin e saj, Gjykata pati theksuar se institucionet relevante të Kosovës, në radhë të parë Kuvendi, duhet të ndërmarrin masat e duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, të bëhen në përputhje me Kushtetutën. Kjo qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, në mënyrë që institucionet përkatëse, të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19, në përputhshmëri me Kushtetutën”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori