LAJMI I FUNDIT:

Lidhin rojën me kabllo elektrike, një muaj paraburgim për grabitësin me maskë

Lidhin rojën me kabllo elektrike, një muaj paraburgim për grabitësin me maskë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit S.G, për shkak të dyshimit se ishte pjesë e grabitjes me disa persona të tjerë në Isniq të Deçanit.

Në një komunikatë për media thuhet se më 30.11.2018, rreth orës 01:50, në Isniq të Deçanit, pas marrëveshjes me të pandehurit A.N, M.N dhe XH.TH, kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme duke u pajisur me maska dhe armë e dorëza, thyejnë derën e depos ndërtimore, ku i pandehuri M.N godet rojën e depos dhe e lidhin me kabllo elektrike, nga ku marrin një telefon dhe nga arka marrin pazarin ditorë në vlerë prej 1.500 euro dhe pastaj largohen.


Sipas aktakuzës, i pandehuri S.G dyshohet se si bashkëkryerës ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, bashkëkryerësve A.M, M.N dhe XH.TH, iu është caktuar paraburgimi me datë 3 dhjetor 2018, ndërsa S.G deri tani ka qenë në arrati.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori