Një burrë i pashpirt kishte lidhur qenin me litar për veture dhe e kishte tërhequr derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, dhe në momentin që u lodh nga vrapimi u rrëzua dhe filloi ta tërheq zvarrë.
Qeni për pak sa nuk kishte ngordhur nga vrapimi dhe tërheqja zvarrë me litar, por fatmirësisht në momentet më kritike i dolën në ndihmë një grup të rinjsh që kujdesen për kafshët, transmeton Telegrafi.
Ata kishin filmuar skenën e tmerrshme, dhe më pas kishin detyruar shoferin të ndal veturën që t’i ndihmojnë qenin që ishte pranë vdekjes.
Por, është interesant fakti se si pronari i tij i cili ngiste veturën nuk ndjente as pikë faji, dhe ishte i bindur se nuk kishte bërë asgjë të keqe.
Ai menjëherë është dërguar në stacionin e policisë edhe pse kishte refuzuar të tregoj arsyen, pse e kishte lidhur qenin me litar për veture, ndërsa qeni është dërguar në veterinari për tretman.
Nuk dihet nëse pronari i qenit është dënuar, ndërsa ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Mulga në pjesën jugperëndimore të Turqisë. /Telegrafi/