LAJMI I FUNDIT:

Licencohen edhe 10 laboratorë privatë për kryerjen e testimeve për COVID-19

Licencohen edhe 10 laboratorë privatë për kryerjen e testimeve për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e dytë të laboratorëve që janë licencuar për kryerjen e testeve serologjike për COVID-19.

“Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2.


Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19
Lexo po ashtu Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19

Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 10 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë të hënën licencoi 29 institucione shëndetësore private, për të kryer teste serologjike dhe teste me metodën PCR për COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi. /Telegrafi/