Liburni është fitues i Kupës së Kosovës në futsall për vitin 2019 pasi në finale ka mposhtur ekipin Prishtina 01.
Skuadra gjakovare, Liburni po vazhdon mbretërimin në futsallin e Kosovës.
Liburni ka arritur të shkojë në koleksionin e tyre edhe Kupën e Kosovës në futsall për vitin 2019 dhe kjo ishte hera e tretë në histori që fiton këtë trofe.
Kjo pasi ata kanë arritur të fitojnë ndaj Prishtina 01 në finale me rezultat të ngushtë 4-3 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabarta nga të dyja skuadrat, ashtu sikurse edhe rezultat 2-2.
Megjithatë, përvoja e gjakovarëve bëri që në pjesën e dytë të jenë më të mirë dhe në fund të triumfojnë me rezultat 4-2.
Golat për Liburnin u shënuan nga Arbër Dobroshi dhe Halim Selmanaj me nga dy sosh.
Ndërsa për Prishtina 01 realizuan Agon Ramadani dy herë dhe Oso Gjinovci një. /Telegrafi/