LAJMI I FUNDIT:

Libri më i shitur i shekullit XIX në ankand

Libri më i shitur i shekullit XIX në ankand

Një libër që para një shekulli ka thyer rekordet e shitjes është kthyer përsëri në “shitje”, ka njoftuar shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”.

Libri i titulluar “Bird of America”, i autorit John James, do të dalë në ankand bashkë me gjësende të tjera nga koleksioni i Lord Hesketh.

Në libër janë të pasqyruara mbi një mijë ilustrime. Vetëm 119 kopje të librit të shekullit nëntëmbëdhjetë dihet se ekzistojnë dhe 108 prej tyre janë përvetësuar nga muzetë dhe libraritë e ndryshme. Artistit i janë dashur 12 vjet që ta kompletonte studimin e tij, duke udhëtuar nëpër Amerikë e duke pikturuar zogj.


Ndërsa koleksioni i Lord Hesketh përfshin edhe një kopje të rrallë të librit “First Folio” të Shakeepare, për të cilin shtëpia e ankandeve “Sotheby” ka deklaruar se është një “nga librat më të rëndësishëm në literaturën angleze”.

Letra që ka shkëmbyer Elizabeth I me mbretëreshën Mary të Skocisë, po ashtu është pjesë e ankandit, që do të mbahet më 7 dhjetor të këtij viti./BW/Telegrafi/