Në këtë vazhdë, Hyseni ka pasur një takim me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Republikës Dominikane nё OKB, ambasadorin Crispin S. Gregoire.

Gjatë takimit, Ministri Hyseni ka folur pёr zhvillimet mё tё fundit tё Kosovёs, pёr veçantitё e rastit tё Kosovёs, dhe ka pёrsёritur edhe njёherё kёrkesёn pёr njohje formale tё Republikёs sё Kosovёs. Nga ana e tij, ambasadori dominikan ka thёnё se, “ne e njohim tё drejtёn e popullit tё Kosovёs pёr vetёvendosje dhe pёr tё pasur vendin e tyre në familjen e kombeve të lira”.

Ministri Hyseni ka zhvilluar një takim edhe me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Katarit nё Kombet e Bashkuara, Nassir Abdulaziz Al-Nasser – i cili, siç bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës – u zotua se do t’i rekomandojё Qeverisё sё tij qё tё shqyrtojё sa mё parё njohjen e Kosovës.

Në vazhdën e takimeve në OKB, shefi i diplomacisë kosovare ka takuar edhe pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Tunizisё, pastaj atë të Libanit, Mauritanisё dhe atë të Afrikёs sё Jugut.

Gjatë takimeve të veçanta që ka zhvilluar me përfaqësuesit e përhershëm të Libanit dhe të Mauritanisë, Hyseni ka marrë garanci se Qeveria e Libanit ёshtё nё kёrkim tё momentit pёr njohje të Kosovës – ndërkaq ambasadori i Mauritanisë, ka thënë se vendi i tij shumё shpejt do tё marrё vendim pёr kёrkesёn pёr njohje, duke shtuar se, “nuk do tё befasoheni me pёrgjigjen”. /Telegrafi/