LAJMI I FUNDIT:

Libanezi që mbante pengje në bankë, u bë hero kombëtar – banka refuzonte t’ia jepte kursimet e tija

Libanezi që mbante pengje në bankë, u bë hero kombëtar – banka refuzonte t’ia jepte kursimet e tija

Bassam al-Sheikh Hussein u bë hero kombëtar pasi dje më 11 gusht mori pengje në Bankën Federale, e cila ndodhet në qendër të Bejrutit, për t’i kthyer paratë e tij.

Libanezi gjithashtu kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes nëse nuk lejohej të merrte kursimet e ngrira në shumën prej 210 mijë dollarësh. Ai ka nevojë për këto para pasi që do t’i shfrytëzonte për shërimin e babait të tij.


Ky 42-vjeçar u gjend në të njëjtën situatë si shumica e bashkëqytetarëve të tij, ku është e kufizuar sasia e parave që mund të tërhiqen nga bankat. Në fakt, maksimumi i të hollave që mund të merren është 70 dollarë në muaj dhe kjo rregull në fuqi është që prej fillimit të pandemisë. Bëhet fjalë për shumën, e cila është vlerësuar të jetë e mjaftueshme për të plotësuar nevojat bazë, shkruan theguardian.

Lajmi për krizën e pengjeve u përhap në të gjithë Libanin, ku pothuajse 80 për qind e popullsisë është e varfër për shkak të kufizimit në fjalë.

Shumë prej tyre kanë mbështetur Bassam al-Sheikh Husein sepse e shohin atë si një simbol të rezistencës ndaj ndalimeve, të cilat potencialisht mund të shkatërrojnë kursimet prej miliarda dollarëve.

“Askush nuk do të thotë se ai bëri gjënë e gabuar”, tha Ahmad Yatoum, qytetar libanez. “Njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Të gjithë jemi si ai, madje edhe ushtarët dhe forcat policore e mbështesin veprimin e tij”, shtoi ai.

Një numër i madh pjesëtarësh të forcave të sigurisë ndodheshin përreth bankës. Të pranishëm ishin edhe qytetarët që e mbështetën Huseinin. Mes tyre janë ata që theksuan se ai nuk është grabitës, por një njeri që kërkon atë që është e tija.

Banka ra dakord t’ia jepte 30 mijë dollarë pasi ai refuzoi një ofertë prej 10 mijë sosh. Pak para se të binte nata, ai lejoi që pengjet të ushqeheshin me ushqim nga një prej restoranteve. Ushqimi ka mbetur jashtë derës së bankës dhe më pas është dorëzuar në polici. Kjo është kriza e dytë e pengjeve këtë vit e shkaktuar nga pakënaqësia me kufizimet e lartpërmendura.

Pengmarrja në banka ishte i dyti i këtij lloji këtë vit, pasi një tjetër depozitues i zemëruar lau klientët në një bankë rajonale me karburant në muajin janar dhe kërkoi kursimet e tij. Edhe ai pati sukses. Megjithatë, akte të tilla kundërshtimi kanë qenë të rralla në Liban, pavarësisht vuajtjeve të thella dhe të vazhdueshme të popullsisë së tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori