Site icon Telegrafi

LG mund të jetë duke punuar në një telefon me 16 kamera

LG mund të jetë duke punuar në një telefon me 16 kamera, sipas një patente të sapo publikuar që është vërejtur nga LetsGoDigital.

LG duket se nuk janë të kënaqur me sistemin e pesë kamerave që gjendet në anën e pasme të LG V40 ThinQ. Pajisja përmban tre kamera të pasme dhe dy frontale, duke e bërë atë telefonin me më së shumti kamera që kompania ka krijuar deri tani.

Samsung, megjithatë, ka tejkaluar atë me Galaxy A9, e cila ka katër kamera të cilat janë pozicionuar vertikalisht në pjesën e prapme. Kompania Light, e cila bëri një telefon me 16-lente vitin e kaluar, po punon gjithashtu në një pajisje të re me deri në nëntë lente në pjesën e pasme për përmirësimin e performancës së ulët të dritës dhe efekteve të ndryshme të thellësisë.

Patenta e paraqitur nga LG sugjeron që kompania tashmë mund të jetë duke punuar, ose të paktën duke planifikuar, rreth një telefoni të zgjuar me 16 lente.

16 lentet kanë për qëllim të marrin perspektiva të shumëfishta me një shkrepje të vetme, sipas patentës. Teknologjia do të lejojë kapjen e figurave të lëvizshme 3D dhe gjithashtu do të lehtësojë zëvendësimin e objekteve në foto për shkak të të dhënave shtesë të marra me çdo të shtënë. /Telegrafi/

Exit mobile version