Kur është fjala për një banesë të duhur ose ideale patjetër që kjo banesë duhet ti ketë të gjitha karakteristikat dhe të jetë e kompletuar prej A deri në ZH.

Kjo banesë e kompletuar rrjedh nga familja e madhe Al Trade që kanë vetëm një qëllim që banorëve tu ofroj rehati, komoditet dhe siguri.

Al Trade Center është një prej kompanive më serioze në vendin tonë, e shquar për standard të lartë ka arritur t’i jetësojë komplekset më moderne banesore dhe të suksesshme në vendin tonë, të cilat përfshijnë kompleksin Linda në Fushë Kosovë dhe kompleksin Linda Premium Residence në Prishtinë.

Një banesë e kompletuar vjen me shumë benefite të ndryshme si shembull mund të marrim të pasurit në lagje mjekun ose barnatoren e posaçme për banorët e asaj lagje ose kompleksi, është dhe kopshti i fëmijëve që është një lehtësim shumë i madh për prindërit.

Nëse je tip i të jetuarit më afër qendrës së qytetit atëherë ju propozojmë kompleksin Linda Premium në Prishtinë:

Kompleksi Linda Premium Residence gjendet në zonën strategjike Prishtina e Re, po zbukuron kryeqytetin me urat që lidhin objektet, ka karakteristikat tjera si:

– Sistemi “Smart Home”;
– Monitorim 24/7 me kamera;
– Parking të mjaftueshëm;
– Pishina, fitnes, sauna & spa;
– Hapësira gjelbëruese;
– Kopsht për fëmijë;
– Mjekun dhe barnatoren e lagjes, etj.

Ndonëse Linda Premium Residence ofron tipe të ndryshme të banesave, secila prej tyre shquhet për dizajnin modern, hapësirat e mëdha dhe elegancën.

Nëse je tip i të jetuarit në periferi atëherë ju propozojmë kompleksin Linda në Fushë Kosovë:

Kompleksi Linda (Fushë Kosovë) me distancë të mjaftueshme mes objekteve, me një tjetër nivel te ndërtimit dhe me lokacion shumë të përshtatshëm në Bresje, Fushë Kosovë, ku ky kompleks lidhet shumë lehtë me qytetet tjera dhe me magjistrale.

Kompleksi Linda vjen me këto karakteristika fantastike:

– Objekti ka hapësira të mjaftueshme gjelbëruese, kënde të lojërave për fëmijë;
– Monitorim 24/h me kamera;
– Objekti ka termoizolim të jashtëm me lesh guri dhe fasadë
– Muret e përbashkëta të banesave janë mure dy-shtresore, me izolim akustik me lesh guri në mes;
– Dritaret e kualitetit të lartë PVC: me 3 xhama termoizolues, roleta të jashtme;
– Dyer të blinduara dhe dyer të brendshme të kualitetit të lartë;
– Dysheme laminati dhe pllaka qeramike;
– Në çdo banesë ka të inkorporuar dy sisteme të ngrohjes qendrore: lokale dhe atë të ngrohjes nga qyteti;
– Sistemi i sigurisë kundër zjarrit;
– Objekti banesor është i pajisur me ashensorë të cilësisë së lartë;
– Pastrimi i banesave përmes sistemit vakum të fshesës elektrike.

Al Trade ndërtimin e rehatinë i ka me t’leme e jo me t’bleme!

Së bashku, jemi të lumtur!

Për më shumë informata kontaktoni Al Trade Center në:
0800 77 770 (pa pagesë) dhe +383 49 777 127+383 49 318 676+383 43 989 111+383 44 976 777
info@altradecenter.com
altradecenter.com